Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë me fanellën e skuadrës së Beshiktashit. Mesfushori shqiptar hyri në fushë, dha asist dhe pastaj u ndëshkua me te kuq, gjithçka brenda 5 minutash në ndeshjen kundër Koniaspor.
Megjithatë, rregulloret e futbollit turk i mundësojnë Asllanit që të luajë që në takimin e radhës në kampionat të klubit të tij. Sipas rregulloreve të aktiviteteve në Turqi, Asllani është ndëshkuar me karton të kuq direkt dhe do të shlyejë dënimin e tij në ndeshjen e radhës.
Nëse do të ishin dy të verdhë, i kuqi do të shlyhej në takimin e radhës në të njëjtin kompeticion. Por kur është i kuq direkt, ai mund të shlyhet në takimin e radhës në çdo kompeticion kombëtar. Për fatin e mirë të Asllanit, ndeshja e radhës e Beshiktashit është në mesjavë në Kupën e Turqisë ndaj Kocaelispor.
Kështu, ai mund të shlyejë dënimin e tij në këtë sfidë dhe në fundjavën e ardhshme, në ndeshjen ndaj Alaniaspor, të kthehet përsëri në fushë në sfidën e Superligës.





