Gjykata Kushtetuese, e cila u mblodh sot në lidhje me ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si edhe nën hetim për një sërë procedurash të tjera tenderuese, nuk mori as sot një vendim mbi rastin.

Mësohet se mbledhja e Kushtetueses është shtyrë për një afat të pacaktuar.

Kryeministri Edi Rama ankimoi vendimin e GJKKO për shfuqizimin e masë së pezullimit nga detyra e zv.kryeministres dhe e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndërkohë Gjykata Kushtetuese rikthehu në detyrë numrin dy të qeverisë.