Banorët e fshatit Rrjoll, në Velipojë të Shkodrës, protestuan edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë, për të cilin deklarojnë se është dhënë në shkelje të ligjit dhe në mënyrë abuzive, me firmë të ministres Belinda Balluku, aktualisht e pandehur dhe nën masë sigurie nga SPAK dhe GJKKO.

“Për zaptimin e pronave janë falsifikuar dokumentet. Leja e ndërtimit të resortit u firmos nga Belinda Balluku. Hipoteka e Shkodrës të merret në hetim”, kanë deklaruar ata mes të tjerash.

Gjatë protestës ka pasur edhe një përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit, ndërsa nga kjo një protestues ka humbur ndjenjat.