Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Motivet e këtij vendimi ende nuk janë bërë publike, duke lënë vend për spekulime në lidhje me shkakun e këtij ndryshimi.

Halilaj ka ushtruar detyrën e drejtoreshës së IdentiTek që prej nëntorit 2024, duke pasuar në këtë post Loina Prifti.

Ndërkohë, pas shkarkimit të Halilajt, postin e drejtoreshës së IdentiTek e ka marrë Silda Çepe Anagnosti, e cila më parë ka mbajtur detyrën e zv.ministres së Jashtme.