Tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e djeshme më 4 shkurt në qytetin e Korçës.
Epiqendra sipas të dhënave ishte në Greqi, pranë zonës së Kosturit, ndërsa lëkundjet kanë qenë të forta në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë.
Ndërkohë pas orës 23:00 një tjetër lëkundje është shënuar me magnitudë 3.7 të shkallës rihter.
Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.
Pas lëkundjeve ka reaguar edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, e cila bën me dije :
“Gjatë mbrëmjes 04.02.2026, ora 19:50, janë regjistruar disa lëkundje sizmike në qarkun Korçë, me epiqendër në zonën Hoçisht – Bilisht – Korçë, sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave. Magnituda maksimale: 4.1 Thellësia: 5–15 km. Deri në këto momente nuk raportohet për dëme. Situata po monitorohet dhe çdo informacion i ri do të përcillet në vijim”, thuhet në reagim.





