Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.
Autoritetit rrugor shqiptar njofton se për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.
“U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme“, njofron ARRSH.





