SPAK kërkon që të kalojë për gjykim dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë, në lidhje me akuzën e fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur sot (5 shkurt) parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe tre personave të tjerë të akuzuar në të njëjtën çështje.

Gjatë seancës, prokurori i çështjes ka kërkuar dërgimin për gjykim të 5 të pandehurve, duke argumentuar se nga hetimet janë mbledhur prova të mjaftueshme për vazhdimin e procesit në themel.

Në vijim të seancës, fjalën e ka marrë ish-presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti.

Avokatët e Metës kërkojnë rrëzimin e akuzës së fshehjes apo mosdeklarimit të pasurisë, pasi për të akuzohet ish-bashkëshortja e tij.