Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka gjetur disa parregullsi në zbatimin e amnistisë penale të kaluar. Sipas njoftimit zyrtar të ILD-së të kësaj të premte, janë konstatuar disa problematika në procedurat e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore si:
Konfuzion në interpretimin e dispozitave që lidhen me fillimin e ekzekutimit nga ana e prokurorit; Mosveprim i menjëhershëm pas administrimit të vendimit të shkurtuar për nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit; Mënyra të ndryshme të kuptuarit dhe zbatuarit të dispozitave procedurale penale mbi shpalljen e vendimit të përmbledhur nga gjykatat;
Diferenca kohore midis datës së vendimit të formës së prerë dhe përcjelljes së tij; Mospërputhje e datës së hyrjes së vendimit në sekretarinë e prokurorisë me datën e marrjes nga prokurori dhe datën e shkresës përcjellëse; Mos pasqyrim në librat e brendshëm të dorëzimit të datës së marrjes në administrim nga prokurori të vendimeve gjyqësore të formës së prerë.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë thekson se këto mangësi krijojnë problematika për efikasitetin e zbatimit të vendimeve, ndërkohë që pritet miratimi dhe zbatimi i amnistisë së re.





