Sot në orën 11:00 është mbledhur Gjykata Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e pezullimit nga detyra të zv/kreut të qeverisë dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të GJKKO që e hoqi nga detyra si masë sigurie.

Kjo është mbledhja e tretë lidhur me çështjen e Ballukut, ku pritet të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me pezullimin apo jo nga detyra të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë dalë nga Dhoma e Këshillimit vetëm për pak minuta për të konsumuar vaktin e drekës dhe më pas janë rikthyer, ndërsa burime nga gjykata bëjnë me dije se vendimi pritet të merret gjatë ditës së sotme.