Kushtet e motit në Shqipëri do të vijojnë edhe për ditën e sotme të mos jenë ato idealet, me temperatura të ulëta, reshje shiu pothuajse në të gjithë vendin dhe dëborë në zonat malore.
Instituti i Gjeoshkencës bën një parashikim mbi situatën meteorologjike, teksa e diela do të shoqërohet nga reshje shiu dhe dëbore në pjesën më të madhe të qarqeve në vend
Po ashtu, paralajmërohet se nga reshjet mund të krijohen problematika të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane dhe deri në përmbytje.
Priten reshje mesatare deri intensive në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës, ndërsa në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare.
Probleme me urbanistikën mund të hasen në qarqet më problematike dhe ultësirë si Lezhë dhe Durrës.





