Klubi i PAOK ka marrë vendimin për dhënien e një kontrate profesionale mesfushorit shqiptar Evagjelos Gjoka. Nënshkrimi i 17-vjeçarit me gjigantët grekë do të jetë i vlefshëm deri në verën e vitit 2028.

Fakti që bradhezinjtë e Selanikut kanë marrë këtë hap, do të thotë se kanë besim te mesfushori shqiptar, ndërsa mediat greke i vlerësojnë cilësitë e Gjokës në ekuilibrat e lojës dhe fazën ndërtuese.Deri në këtë pikë, lojtari në fjalë ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë U-17, ndërsa ka zhvilluar 8 paraqitje, e shoqëruar me 3 gola.