Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Tri Urat – Lushnje, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një kalë që ka dalë papritmas në rrugë.

Për shkak të përplasjes, kafsha ka ngordhur në vend, ndërsa bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë Rrugore të Lushnjes, drejtuesi i mjetit nuk ka pasur mundësi të manovronte për të shmangur aksidentin, duke e bërë përplasjen të pashmangshme. Përveç dëmit fatal te kafsha, BMW-ja ka pësuar dëme të mëdha materiale.