Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg, me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit, për veprën penale të “korrupsionit në zgjedhje”.

Pas vendimit të dhënë nga Apeli i GJKKO, SPAK pritet të bëjë urdhrin e ekzekutimit, duke vënë në pranga kryebashkiakun.

Hetimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës nisën pasi në media u publikua një audio përgjim ku siç thotë SPAK, dëgjohet Edison Memolla në atë kohë kandidat për kryetar bashkie në Rrogozhinë, duke ndikuar  tek një punonjës i OSHEE , për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor.

Kujtojmë që SPAK përfundoi hetimet për çështjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Rrogozhinë më 2 nëntor 2023.

Bashkë me Memollën, të akuzuar janë edhe Ndriçim Tafxhafa, Blerim Xhamani dhe Isuf Tosku.