Qyterarët janë mbledhur këtë pasdite para Kryeministrisë, aty ku është thirrur protesta nga Partia Demokratike, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Mes reshjeve të shiut, ata janë mbledhur me çadra para godinës qeveritare, ndërsa nuk kanë munguar dhe pankartat me mesazhe pikante, përmes së cilave qytetarët shprehin revoltën e tyre.

FOTO+VIDEO/ Mesazhet pikante nga protesta te Kryeministria

“Rama ti je një diktator”, “Rama ik” : “Faleminderit zoti Rama që i riktheve studentët në fantazma”,  janë disa nga mesazhte e qytetarëve.

Kjo është protesta e tretë kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike, ndërsa 1300 efektivë policie kanë blinduar kryeministrinë këtë pasdite.

FOTO+VIDEO/ Mesazhet pikante nga protesta te Kryeministria

Këta të fundit janë pajisur me maska kundragaz, ndërsa nuk kanë munguar edhe autobotët me ujë, të cilët thuhet se janë vendosur nëse situata eskalon.

Partia Demokratike dhe mbështetësit kërkojnë largimin e Edi Ramës, pas skandaleve dhe aferave që përfshinë qeverinëe këtij të fundit.