Dy persona kanë mbetur të plagosur në protestën e mbajtur këtë pasdite nga Partia Demokratike, para Kryeministrisë.

Pas mbylljes së protestës dhjetëra qytetarë kanë hedhur molotovë drejt godinës qeveritare, ndërsa si pasojë raportohet se ka mbetur i dëmtuar një punonjës i policisë, i cili ishte pjesë e kordonit policor.

Ndërkohë gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe një qytetar i cili pretendon për mediat se nga përplasja që pati me efektivët, njëri nga ata e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar plagë.

FOTO+VIDEO/ Tensionet gjatë protestës së PD-së, pl*goset

Protesta e Partisë Demorkatike ka nisur prej orës 17:00, dhe qytetarët janë larguar rreth orës 19:00 nga Kryeministria, duke u drejtuar drejt Parlamentit. Nën thirrjet “Rama ik”, ata kanë vijuar marshimin, teksa nuk kanë munguar as shpërthimet me lëndë piroteknike.