Në GJKKO ka nisur procesi gjyqësor ndaj Arben Ahmetajt, ku janë zbuluar edhe emrat e dëshmitarëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton dëshmitari i parë që do të thirret është Lirim Fejzollari. Ndërkohë në listë për të dëshmuar është edhe ish ministri i Financave, Shkëlqim Cani.

Ndërsa në 24 shkurt ora 14:00 do të mbahet procesi i radhës.