Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën jetën disa ditë më parë në Itali pasi u asfiksuan nga gazi i monoksidi i karbonit në shtëpinë e tyre, do të përcillen për në banesën e fundit ditën e nesërme, 12 shkurt.

Arti Kola, 48 vjeç, bashkëshortja e tij Jonida Kola, 43 vjeç, si dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar Kola dhe Xhesika Kola, 22 dhe 15 vjeç, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre.

Trupat e pajetë u kthyen në Shqipëri në mesjavë, menjëherë pasi në Itali përfunduan të gjitha analizat toksikologjike.

Kthimi i tyre në atdhe u bë i mundur përmes donacioneve në një llogari “GoFundMe” të hapur nga Durim Kola, vëllai i të ndjerit Arti Kola, ku arritën të mblidhnin shumën prej 75 mijë eurosh.

familja kola

Kjo shumë mbuloi shpenzimet e transportit të trupave dhe organizimin e ceremonisë mortore.

Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se shkaku i tragjedisë ishte rrjedhja e monoksidit të karbonit nga një kaldajë e sapo instaluar nga pronari shqiptar i banesës. Prokuroria e Luccas vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në humbjen e jetës së katër anëtarëve të së njëjtës familje.

familja kola