SPAK fokusohet te korrupsioni me pasoja ekonomike të konsiderueshme dhe te manipulimi i prokurimeve publike që cenon konkurrencën e drejtë.

Raste korrupsioni të zyrtarëve politikë:

SPAK ka kompetencë për të hetuar veprat penale të korrupsionit kur zyrtarët publikë përfshihen në situata që kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Vlera minimale për hetim sipas ligjit është 50,000 lekë. Pra, çdo rast korrupsioni mbi këtë vlerë mund të futet nën hetimin e SPAK.

Raste lidhur me tendera dhe ankande publike:

SPAK trajton edhe veprat penale që cenojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë e shtetasve në tendera ose ankande publike.

Këto raste përfshijnë krijimin e avantazheve ose privilegjeve të paligjshme për individë ose kompani.

Vlera minimale e tenderit për të filluar hetimin është 800,000 lekë.

Screenshot