Një person ka humbur jetën aksidentalisht në Berat pasi ëshët rrëzuar nga skela teksa punonte.
Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen Uznovë, ku dyshohet se aksidentalisht, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një banese, ka rënë nga skela shtetasi P. M., 50 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





