Një incident i papritur është regjistruar gjatë emisionit “Opinion”, ku Berat Buzhala ka sulmuar Albatros Rexhën në mes të debatit.
Ngjarja ka ndodhur teksa në studio po diskutohej për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke tensionuar situatën deri në përplasje fizike.
Përplasja në studio
Rexhaj: Je tu e degradu debatin. Kur e keni kalu këtë amendament, dhomave speciale i keni dhënë të drejtën për me e interpretu vetë Kushtetutën. Je tu e degradu debatin. Ata janë vetë pashë, vetë subashë, ju e keni votu. E ka votu Albin Kurti!
Buzhala: Trus aty!
Rexhaj: Ti po fol tan ditën për Kushtetutën, ai e interpreton vetë Kushtetutën.
Buzhala: Po ta kuptoj që ke ardh me prish debatin!
Rexhaj: O burrë, s’je ti pronar i debatit. Mbylle gojën or burrë.
Buzhala: Kujt i thua ti mbylle gojën?! Kujt?! (tha ai duke iu afruar Rexhajt dhe e godet)
Këtu ndërhyn moderatori Blendi Fevziu, si dhe i ftuari tjetër Ermal Hasimja, për të ndarë dyshen.





