Gjykata e Tiranës ka lënë në burg gazetarin Elio Laze, i cili akuzohet se i kishte vënë 20 mijë euro gjobë një zyrtari, për t’i fshirë një lajm nga portali të cilin ai drejton, Priza.al.

Denoncimi në polici është bërë nga Klaus Shaqiri, një zyrtar i shëndetit publik, të cilit gazetari Laze dyshohet se i kishte kërkuar 20 mijë euro.

Përmes artikujve të ndryshme në portalin e tij Priza.al, Elio Laze e kanoste zyrtarin duke i vënë ‘gjoba’.

Zyrtari Klaus Shaqiri ka bashkëpunuar me autoritetet dhe në momentin e arrestimit, Elio Lazes i është sekuestruar vetëm një shumë prej 5 mijë eurosh.

“Shantazhoi një punonjës të administratës publike, për t’i marrë 5000 euro, që të fshinte nga portali që administronte, disa shkrime që kishte postuar për të, arrestohet 37-vjeçari. I arrestuari, me precedent për armëmbajtje pa leje. Sekuestrohen shuma e eurove dhe 4 celularë”, thuhej në njoftimin e policisë.