Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila shënon 18 vjet.
Rama ka ndarë në Facebook foto nga aktivitetet e zhvilluara në Prishtinë dhe takimet me krerët e shtetit, një ditë më parë, ndërsa shpreh keqardhje që do të mungojë sot në manifestimin popullor për ish-krerët e UÇK-së.

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, shkruan Rama.







