Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka intensifikuar hetimet për Belinda Ballukun, e akuzuar për abuzime me tenderat në Tunelin e Llogarasë dhe Unazës së Madhe.

Sipas burimeve të siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, prokurorët kanë kërkuar informacion mbi pasurinë e Ballukut në disa banka të nivelit të dytë.

“Gjatë ditëve të fundit janë duke u kryer hetime lidhur me pasurinë e Ballukut dhe prokurorët e posaçëm kanë adresuar një sërë shkresash tek institucionet ndihmëse, si bankat e nivelit të dytë, kadastra apo edhe institucione të tjera, për të marrë informacion lidhur me pasurinë e Ballukut, por edhe personave të bashkëlidhur me të”, tha Lala.

Sipas saj, “pas grumbullimit të të gjitha informacioneve do të ketë edhe një regjistrim të procedimit penal lidhur me hetimin pasuror”.