Pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Bylis, Teuta konfirmon momentin pozitiv dhe vazhdon ngjitjen në kampionat.votlaiNjë nga protagonistët e këtij suksesi ishte mesfushori Daniel Votlai, i cili me golin e barazimit ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe i hapi rrugën triumfit durrsak. Votlai flet për emocionet personale, rëndësinë e fitores, formën e ekipit dhe sfidën e radhës ndaj Tirana.

Daniel, shënuat golin që barazoi shifrat dhe hapi rrugën drejt fitores 2-1. Sa i rëndësishëm ishte ky moment për ju dhe ekipin?

Ishte një moment shumë i rëndësishëm. Goli na dha besim dhe energji për të vazhduar të luftonim deri në fund. Jam shumë i lumtur që kontribuova në këtë fitore.

Sa vlerë ka kjo fitore për ekipin?

Ka shumë vlerë, sepse erdhi pas një ndeshjeje të vështirë. Tre pikët janë shumë të rëndësishme për objektivat tona dhe na motivojnë për vazhdimësinë.

Si e vlerësoni paraqitjen e ekipit në këtë takim?

Mendoj se reaguam shumë mirë, sidomos pas pësimit të golit. Treguam karakter dhe dëshirë për ta fituar ndeshjen.

Në aspektin personal, sa ju ndihmon ky gol për besimin dhe vazhdimësinë tuaj?

Çdo gol të jep më shumë besim. Për mua është një motivim i madh për të punuar edhe më fort dhe për të ndihmuar ekipin sa herë që më jepet mundësia.

A është Teuta gati për të ruajtur tani trendin e fitoreve dhe për të qëndruar në vendet kryesore të klasifikimit?

Po, ne po punojmë shumë për të mbajtur ritmin. E dimë që sezoni është i gjatë dhe çdo ndeshje është sfidë, por përgatitja dhe bashkëpunimi në ekip janë çelësi ynë. Do të bëjmë maksimumin për të vazhduar kështu.

Si përgatiteni për duelin me Tiranën që po afron?

Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Ne do të jemi plotësisht të fokusuar dhe të përgatitur për të dhënë më të mirën tonë në fushë.