Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon të enjten. Më 19 shkurt do të jetë dita e parë e Ramazanit, dhe e premtja, më 20 mars, do të shënojë ditën e parë të Shawwal dhe Bajramit të Madh.

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim, siç deklaron edhe imami i xhamisë së madhe të Durrësit, Ervin Qylafku.

Për të, muaji i Ramazanit shërben si një terapi për shpirtrat tanë dhe për të ngritur ura komunikimi për të rregulluar dhe dimensionuar jetën tonë shpirtërore, por edhe marrëdhëniet me njerëzit.

“Muaji i Ramazanit është si pushimi vjetor, që bëjnë njerëzit pas një viti lodhjehe dhe ngarkesash”,– thotë Qylafku.

Përmes mikrofonit të “DurrësLajm”, imami ka dhe një urim për të gjithë besimtarët:

“I uroj një agjërim të lehtë dhe të pranuar dhe qoftë muaj i bekuar për të gjitha familjet shqiptare.”