Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Lushnjë-Fier.

Mësohet se aksidenti u shënua në fshatin Rrapëz, ku një mjet taksi ka marrë përpara një person, i cili ka gjetur vdekjen menjëhershme.

Policia e qarkullimit ka shkuar në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe po kryen procedurat hetimore.

Ambulanca mbërriti në pritje të veprimeve për të transportuar viktimën në morg.

Mësohet se viktima, ende i paidentifikuar, mashkull, po tentonte të kalonte autostradën nga ana tjetër, por rrethanat dhe dinamika mbeten ende të paqarta.