Në seancën e sotme të Kuvendit, pati akuza dhe kundërakuza mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së tha se nuk mund t’iu japë Balla leksione kushtetuese, kur ai është vënë në përgjim nga SPAK se ka ndërhyrë te një prokuror dhe drejtori i Policisë për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës në Elbasan.
“Ka ndërhyrë te Prokurori dhe drejtori i policisë për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, ky është fundit i botës. Këtë e ka bërë parafolësi, është në përgjimet e SPAK si njeri që ndërhyn te prokurori i SPAK dhe merr përsipër të ndërhyjë të drejtori i policisë për të liruar pronat e sekuestruara të babait të Suel Çelës, kapos së bandës së Elbasanit.
Ka një detyrë, atë dosje që e mban të fshehur apo të fjetur, duhet ta çojë përpara se shqiptarët duhet të dinë se kush vjen në këtë foltore dhe bën teatër me ndarjen e pushteteve.”, tha Bardhi.





