Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se do që të ndryshojë ligjet për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama.
“Sot mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament heqjen me urgjencë të imunitetit të Edi Ramës në fakt, por në letra të Lubi Ballukut. Ju keni marrë një mision të pamundur. Këtë që po bëni ju nuk e ka bërë kush kurrë. Jeni të gatshëm të ndryshoni ligje për të mbrojtur një hajdut që është damkosur si hajduti kryesor në historinë e kombit dhe në historinë e Europës. Ai po ju përdor si lolo, jo si zar, por si kukulla të vërteta. Ai po ju keqpërdor në shkallën më ekstreme”, tha Berisha.
Ai akuzoi eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste se kur janë para ndërkombëtarëve heshtin.
“Këta avoketërit e Lubisë në sallë kur ndodhen para të huajve e kyçin gojën, nuk thonë asnjë fjalë në mbrojtje të saj. Rrinë si pula. Këtu ju nxisin ju drejt një krimi të vërtetë, krimi në vazhdim. Këta që ju dalin para jush këtu. Asnjë fjalë për Lubinë, përkundrazi u pëshpërisin në vesh që do i heqim, do i bëjmë”, tha Berisha.





