Deputetja socialiste Zegjine Çaushi dhe demokrati Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër në Kuvend.
Bardhi iu drejtua Erion Miles duke i thënë “Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë”. Pas kësaj deputetja e PS-së, replikoi duke thënë ‘Të më jesh mua falënderues e që s’të hoqi doktori nga qarku vetëm për të mos më bërë mua qejfin’.
Pjesë nga debati:
Bardhi: Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë. I kam premtuar popullit të Fierit ta çoj në burg.
Çaushi: Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund. Më shiko në sy. Shiko yllo, erdhe në Fier për të pirë xhin, në orën 2 të natës dhe për të shkëlqyer xixa. Dhe për të ngrënë qofte në lokalin e lagjes. Nuk pati fierak të të hapte derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk u indinjuan të shihnin fare. Në Roskovec ike më parë se të shkoje, pse s’ke shkuar tek ata pak demokratë që i dhanë ato vota për Gentin, këtu duhet të ishte Genti. Të ma dish mua falënderues që s’të hoqi doktori vetëm për të mos më bërë mua qejfin.





