Deputeti i PS Erion Braçe, ka paralajmëruar padi penale ndaj Drejtorisë së Tatimeve dhe institucioneve të tjera të cilat nuk kanë respektuar afatet dhe nuk kanë dhënë informacion për çështjet e kërkuara.

Erion Braçe: Më 2 shkurt kam depozituar kërkesë për seancë pyetje përgjigje me ministren e Arsimit.

Javës tjetër është javë e gjelbër, bëhen më shumë se 4 javë nga kërkesa. Shoh që ministrja është këtu dhe kuptoj që është problem i Parlamentit. Shkolla “Edit Durham” edhe pse është mbaruar, nuk është në funksion. Shpërdorohet koha për çështje jashtë rendit të ditës, dhe për çështje të rëndësishme koha është me racion.
Afati maksimal që ma jep Rregullorja është 3 javë, jo 4.
1700 nxënës shkojnë automatikisht në turnin e dytë.
Kontrolli parlamentar nuk përdoret dot me racion. Kam mnjë seri kërkesash për marrje informacioni. Është ezauruar çdo afat me Tatimet dhe AKU, do shkojmë drejt një kallëzimi penal për të marrë informacion