Një makinë është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:00 në Tiranë, pranë QTU-ku edhe po kryhen punime për zgjerimin e autostradës.
Sipas informacioneve paraprake, makina ka ‘fluturuar’ mbi trafikndarëse, dhe gjithashtu është përfshirë nga flakët. Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçari që drejtonte mjetin, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”.
“Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 37 vjeç, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka marrë flakë. Si pasojë është dëmtuar 37-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.





