Projektligji për Shërbimin e Jashtëm ishte sot pjesë e diskutimeve në seancë plenare në Kuvend, ku nuk munguan debatet dhe qëndrimet kritike nga opozita.
Deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë fjalës së saj theksoi se korrupsioni mbetet sfida kryesore për vendin dhe pengesa më e madhe në rrugën drejt integrimit europian.
“Armiku më i madh i Shqipërisë është korrupsioni. Shqipëria do të ishte krejt tjetër në procesin e integrimit nëse në vitin 2013 Rama nuk do të refuzonte miratimin e tre ligjeve që kërkonte BE,” u shpreh Topalli.
Sipas saj, korrupsioni nuk është thjesht vjedhje, por përbën minim të shtetit dhe institucioneve të tij. Ajo theksoi se pa luftuar këtë fenomen në themel, nuk mund të ketë përparim real në procesin e integrimit europian.





