Presidenti i SHBA, Donald Trump, duke falënderuar vendet pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, theksoi se Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar se do të angazhohen me trupa ushtarake në Rripin e Gazës.

Po ashtu, ai bëri me dije se SHBA do të japë 10 miliardë dollarë kontribut për Bordin e Paqes.

Dua të falënderoj Indonezinë. Një vend i mrekullueshëm. Maroku do të angazhohet. Shqipëria, Kosova, Kazakistani…të gjitha kanë premtuar për trupa për të stabilizuar Gazën. Kanë ofruar trajnime për forcat e policisë palestineze. Mendoni kemi paqe në Lindjen e Mesme. Më parë nuk imagjinohej. Të gjithë kemi një vizion për t’i dhënë fund ekstremizmit dhe terrorit.

Irani nuk mund të vazhdojë të kërcënojë stabilitetin e të gjithë rajonit. Bordi i Paqes ka dëshmuar se zbaton zgjidhje, ne kemi arritur të dalim me zgjidhje. Më pak fjalë dhe më shumë veprim. E ardhmja më e mirë mund të ndërtohet duke nisur nga këtu. SHBA do të japë kontribut prej 10 miliardë dollarësh për Bordin e Paqes.”, tha ai.