Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pas një konflikti të ndodhur në një lokal në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Egli Pashollari, 31 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë gjatë një përplasjeje mes disa të rinjve. Konflikti mësohet se ka nisur brenda ambienteve të lokalit.
Paraprakisht bëhet me dije se 31-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve të përfshirë.






