Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës së organizuar nga Partia Demokratike para godinës së Kryeministrisë.
Ashtu si protestat e kaluara, Salianji shihet i shoqëruar nga disa të rinjë dhe qëndron i distancuar nga kreu i PD-së, Berisha dhe drejtuesit e tjerë të lartë të partisë.
Ervin Salianji ka marrë pjesë në të gjitha protestat Kombëtare të thirrura nga PD.
Në shesh janë mbledhur protestuesit, ndërkohë kanë nisur dhe fjalimet e para. Kjo është protesta e katërt e shënuar e Partisë Demokratike.
Sipas policisë së Tiranës në njoftimin zyrtar, tubimi i sotëm nuk është marrë në konsideratë nga policia për tu siguruar. Mësohet se në terren janë 1600 efektivë.
Një nga pamjet që u pa në protestën e kësaj të premteje përpara Kryeministrisë është momenti kur disa protestues u mbuluan me çadrat simbolike. Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit u panë me çadra që mbanin figurën e Kryeministrit dhe sloganet e protestës.





