Momente tensioni janë regjistruar edhe para Kuvendit, teksa protestuesit e PD janë përplasur me forcat e policisë që janë vendosur në këto ambiente.

“E kanë gjuajtur me plumb gome kandidaten tonë për deputete, protestuesen me paqësore, por këta po telkalojnë çdo vijë të kuqe, do marrin ndëshkim shembullor për këtë qëndrim që mbajnë. Protesta nuk mbyllet këtu, do vazhdojë dhe kjo protestë shënon një stad tjetër nga protestat tona. Këta që gjuajnë protestuesit paqësor, do përballen me ndëshkimin”, tha Berisha.

“Gjatë kohës që Berisha po mbante fjalimin, kam qenë në rreshtin e parë pa bërë asgjë, nga pozicioni ku jam qëlluar do ketë ardhur nga tarraca e kryeministrisë, un isha në të majtë të skenës. Pas mjekimit, do vazhdoj protestën. Asgjë s’na ndal neve”, tha kandidatja për deputete e PD-së.