Opozita organizoi protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, e shoqëruar me tensione e trazira.
Si gjithmonë protesta para Kryeministrisë, ku me të përfunduar fjalën kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha filloi hedhja e fishekzjarrëve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë.
Forcat policore që e kishin rrethuar atë u përgjigjen menjëherë më ujë drejt protestuesve duke i shpërndarë ata.
Pas trazirave në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ protestuesit e udhëhequr nga kryedemokrati, Sali Berisha filluan marshimin drejt Kuvendit, ku vijuan hedhjet e molotovëve ne drejtim të Parlamentit, të cilave policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Për shkak të molotovëve u përfshi nga flakët edhe autoboti i policisë që shpërndante me ujë protestuesit.





