Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja është liruar nga burgu këtë të shtunë.

Lirimi i tij erdhi pas kërkesave të depozituara prej tij në bazë të ligjit, të cilat ishin regjistruar pranë organit përkatës.

Pas kërkesës së përsëritur të të pandehurit J.Ç., të regjistruar ditën e djeshme, i njëjti trup gjykues, sot më datë 21.02.2026, ka pranuar kërkesën e tij.

Çyrbja këroi shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon:

Ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja u arrestua më datë 28 tetor të vitit 2024. Çyrbja u shpall fajtor nga Gjykata e Posaçme dhe u dënua me 3 vjet burg. Dënimi i tij zbriti në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ai akuzohej për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje. 

Çyrbja sipas akuzave informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkoheshin nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në Durrës.

Në këmbim, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.