Këshilli i Mandateve do të mblidhet nesër (e hënë) për trajtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit erdhi disa ditë pas Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.
Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese.
Anëtarët e Këshillit mblidhen pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së GJKKO që shkarkoi nga funksionet publike, zv/kryeministren Belinda Balluku.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme.





