Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim në lidhje me rrëshqitjen e rrugës në aksin Përrenjas-Librazhd.
Në njoftimin e ARRSH-së thuhet se segmenti rrugor në zonën e Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë, Librazhd, i cili pritej të hapej mesditën e sotme ka pasur rrëshqitje të tjera të dherave.
Njoftimi i Policisë:
Rruga dytësore e hapur për kalim provizor ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera dhe duke e bërë segmentin aktualisht të pakalueshëm. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve. Strukturat shtetërore do të kryejnë një rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje.





