“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kështu janë shprehur Prokurorët e SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imuniteti i ish-numrit dy të qeverisë.
Prokurorët kanë deklaruar se pozita e saj është rënduar.
“Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK.
Pasi prezantuan provat e reja për Ballukun dhe pasi janë dëgjuar nga anëtarët e Këshillit, tre prokurorët e SPAK, Klodian Braho, Dritan Brençi dhe Dorina Bejko janë larguar.
Ndërsa diskutimet vijojnë mes anëtarëve të Këshillit të Mandateve, të cilët do të hartojnë edhe një raport, që do ta çojnë në Kuvend për miratim në datën 5 mars.





