Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, njoftoi zhvillimin e takimit të radhës së Rrjetit “Gratë në Lidership”, me pjesëmarrjen e kryetarëve të bashkive, këshillave bashkiakë, ekspertëve dhe përfaqësuesve të donatorëve.
Në postimin e sj në rrjetet sociale Sako thotë se diskutimet u fokusuan në forcimin e rolit të grave në vendimmarrje, solidaritetin dhe rrjetëzimin mes lidereve, zhvillimet ligjore për dhunën me bazë gjinore si dhe dakordësimin e planit vjetor të aktiviteteve me hapa konkretë për avancimin e barazisë gjinore në nivel vendor.
Postimi i plotë:
Gratë në Lidership – Një zë më i fortë në vendimmarrje! ![]()
Zhvilluam takimin e radhës së Rrjetit “Gratë në Lidership” së bashku me kryetarë bashkish e këshillash bashkiakë dhe ekspertë e përfaqësues të donatorëve.
Takimi, i organizuar nga Shoqata Kombëtare e Bashkive të Shqipërisë në bashkëpunim me Projektin “Bashki të Forta”, financuar nga nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë, zbatuar nga Helvetas, u fokusua në:
Forcimin e rolit të grave në vendimmarrje vendore
Solidaritetin dhe rrjetëzimin mes grave lidere
Arritjet dhe prioritete e Rrjetit
Zhvillimet ligjore dhe detyrimet e pushtetit vendor lidhur me dhunën me bazë gjinore
Dakordësuam planin vjetor të aktiviteteve, me nisma konkrete dhe hapa të qartë përpara.
Ky aktivitet synon të forcojë më tej lidershipin e grave në nivel vendor dhe të avancojë politika lokale të qëndrueshme për barazi gjinore.
Bashkëpunimi mes grave nuk është vetëm një zgjedhje – është një domosdoshmëri për një qeverisje më të drejtë, më përfshirëse dhe më të fortë.





