SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin, të përfshirë në një nga fraksionet e dosjes “Toyota Yaris”. SPAK e ka çuar çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme, ku gjyqtari i seancës paraprake është caktuar Paulin Cera.

Erjona Daupajn dhe Astrit Vladin akuzohen për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” dhe “korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të drejtësisë”. Të pandehurit dyshohet se kanë tentuar të ndikojnë në procese hetimore dhe vendimmarrje të organeve të drejtësisë, në kuadër të hetimeve për çështjen “Toyota Yaris”. Gjithashtu të dy personat pritet të gjykohen në mungesë, pasi aktualisht ndodhen në arrati.