Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, ku një 64-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës së tij.

Sipas informacionit të policisë, ngjarja është regjistruar rreth orës 17:00 të ditës së sotme, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet nën mbikëqyrjen e bluzave të bardha.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2026, rreth orës 17:00, në lagjen nr. 5, Korçë, shtetasi A. P., 64 vjeç, dyshohet së është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.