Është vetëdorëzuar në polici i shoqëruar nga avokati i tij 64-vjeçari shqiptar, i cili tentoi të përdhunonte një vajzë 25-vjeçare me aftësi të kufizuara, në Kypseli të Greqisë pas ditë më parë, dhe më pas u arratis nga banesa pas përleshjes me nënën e vajzës.

Nëna e 25-vjeçares e raportoi incidentin në policinë greke, kur kuptoi se çfarë kishte ndodhur përmes kamerave brenda shtëpisë, dhe sapo u kthye në shtëpi, pa vajzën e saj duke qarë.

Ajo e goditi shqiptarin në kokë me një tigan dhe më pas e ndoqi me thikë, por 64-vjeçari arriti të shpëtonte. Ekzaminimi mjeko-ligjor, sipas saj, tregoi se nuk kishte ndodhur përdhunim, një fakt që, siç u shpreh, nuk e priste.

Sipas mediave greke, shqiptari ishte një person i besuar për familjen pasi i ndihmonte për blerjet, ndërsa me nënën e vajzës ishte njohur në kafenenë e kishës. E reja 25-vjeçare mësohet se ka edhe një motër binjake, po ashtu me aftësi të kufizuara.

Në të njëjtën kohë, vajza biologjike e 64-vjeçarit pretendon se babai i saj e përdhunoi në moshën shtatë vjeç. Duke folur për MEGA, vajza zbuloi se 64-vjeçari e përdhunoi kur ishte vetëm shtatë vjeç në shtëpinë e tyre në Shqipëri.

“Kur isha shtatë vjeçe, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur të gjithë mungonin nga shtëpia. Nuk e denoncova kurrë, sepse kisha frikë. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie me këtë njeri, jemi zënë shumë keq”, deklaron ajo fillimisht.

LEXONI EDHE: