Profesori i Kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar detaje nga aksidenti tragjik i regjistruar këtë të martë ku humbi jetën një 7-vjeçar në Tiranë. Karamuço theksoi se shoferi i mjetit i cili u largua nga vendngjarja pas aksidentit është vënë në pranga.

Sipas tij, shoferi është vënë në pranga së bashku me një person tjetër i cili akuzohet për mos kallëzim krimi. Ai shtoi se në vendin tonë çdo muaj regjistrohen 15-20 viktima nga aksidentet rrugore teksa theksoi se 30% e këtyre viktimave janë kalimtarë.

“Përpara pak minutash është arrestuar autori. Është arrestuar autori  dhe është arrestuar dhe një person tjetër për moskallëzim krim. Të dy janë në drejtori të arrestuar, të prangosur. Kanë funksionuar disa kamera.

Disa të tjera që shikojnë qytetarët nëpër akset kryesore janë ende sepse është projekti që po zbatohet smart city dhe s’janë kolauduar, pra s’janë vënë në punë të lidhura me servera, por ka kamera dytësore të tjera policia në çdo kryqëzim e tjerë e të tjerë. Pra ka një back up tjetër. Por që ky fenomen është një fenomen që sidomos në zonat urbane. Të kalojmë te fenomeni tani.

Fenomeni që gjejmë fëmijë që lypin në rrugë. Fëmijë të shoqëruar nga prindërit edhe kur ecin. Kemi për shembull një rrugë që quhet Dine Hoxha që lidh bulevardin, zgjatimin e bulevardit të ri me unazën që del edhe nga ana e Kamzës nga Paskuqani.

Erla aty ri një person gjysëm lakuriq pa këmbë në mes të rrugës natën dhe nuk di si nuk shtypet ai njeri rri në mes të rrugës. Janë të lidhura disa prej këtyre sa herë na vijë ne ke pasqyrat pa e pasur mendjen dhe na trokasin e na bëjnë. Nuk mund të them qe ka lidhje me këtë rast konkretisht. Ne kemi 15-20 vdekje në muaj nga aksidentet rrugore. 30% nga të cilat janë kalimtarë”, tha ai.