Një tjetër operacion është kryer nga policia italiane në Bernalda të Matera, ku policia ekzekutoi tre urdhër-arreste kundër individëve të dënuar për vepra penale të trafikimit të drogës të kryera midis viteve 2019 dhe 2020.

Dy shtetas shqiptarë, babë dhe bir, 60 dhe 32 vjeç, ishin dënuar për komplot për trafik dhe vepra të shumëfishta penale të trafikimit të drogës.

Gjatë kontrolleve, oficerët sekuestruan një total prej mbi 50,000 eurosh cash, që besohet të jenë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe afërsisht 20 gramë kokainë, si dhe materiale paketimi për drogë.

I treti i arrestuar gjatë aksionit ishte një 19-vjeçar italian, që u identifikua gjithashtu në një pronë të zënë nga njëri prej personave të arrestuar, të cilit iu gjetën 3,400 euro në para të gatshme dhe u akuzua për posedim me qëllim trafikimi, informon media italiane.

Dy shtetasit shqiptarë u transferuan në burgun e Materës.