Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Gjatë seancës plenare, kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, tha se ndërsa Tirana zyrtare po i afrohet edhe më shumë anëtarësimit ajo duhet të intensifikojë punën për t’ju përafruar standardeve të Bashkimit Europian. Thekin e curi tek miratimi i legjilacionit, për të cilin tha se nuk është i mjaftueshëm vetëm përshtatja e ligjeve shqiptare me ato europiane, por edhe implementimi i tyre.
“Ndërkohë që Shqipëria ka hapur negociatat, ne mbështesim ecurinë. Shqipëria duhet të punojë edhe më shumë teksa vendin hyn në fazë të rëndësishme. Procesi është strikt në bazë merite, për kriteret e Kopenhagenit. Miratimi i legjislacionit nuk është i mjaftueshëm, duhen ndryshime konkrete dhe impementimi i tyre. Protestat e dhunshme nuk janë të pranueshme në një shoqëri demokratike”, tha McAllister.





