Një 36-vjeçare nga Korça ka denoncuar në policinë lokale humbjen e djalit të saj të mitur prej dhjetë ditësh, për të cilin ka dëshmuar se nuk ka asnjë kontakt apo informacion për vendndodhjen.
Denoncimi në Komisariat është bërë ditën e djeshme dhe sot (26 shkurt), policia konfirmoi rastin dhe nisjen e kërkimeve të 17-vjeçarit.
“Më datë 25 shkurt, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja E. M., 36 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se që prej datës 16 shkurt i është larguar nga banesa, djali i saj 17 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij:”, bënë me dije burime zyrtare me një njoftim.
Por nuk u dhanë detaje për shkaqet e këtij largimi, nëse mes nënë e bir ka pasur debate, apo i mituri është larguar me dëshirë.





