Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish sot në protestë, ku janë përplasur ashpër me policinë. Një prej banoreve akuzoi se punonjës të kompanisë që kërkon të ndërtojë resortin vishin me uniforma shteti, duke kërkuar ndërhyrjen e ministres së Brendshme.

“Këta punëtorë që nuk janë punëtorë të shtetit dhe vijnë me uniforma shteti se paguhen nga Gener 2 e kanë personale me ne. Këtu duhet të përgjigjet ministrja e Brendshme, që lejon këta të Gener 2 të vijnë me uniforma shteti”, tha banorja.

Ndërsa një tjetër banor deklaroi se janë dhunuar nga uniformat blu dhe shtyrë. Ndërkohë një i moshuar tha me tone të ashpra se në qeveri janë të gjithë hajdutë, teksa shtoi se po tërheqin gratë zvarrë. 

“Policia po na dhunon. Këtu nuk ka as shtet, të gjithë janë hajdutë. Vinë më kapin gruan ma përdhunojnë, ma kapin prej zhelesh. Këta duhet t’u dalësh me pushkë”, tha ai.